Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: Ju ftoj të bëni hetim publik

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: Ju ftoj të bëni hetim publik

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i është kundërpërgjigjur misionit të EULEX-it në Kosovë, pasi kjo e fundit deklaratat e tij të bëra të hënën para deputetëve kosovarë për rastet “Drenica dhe “Kleçka”, i ka konsideruar të pamenduara, të pabazuara, të pavërteta dhe mendime personale.

Simmons të hënën në Kuvendin e Kosovës deklaroi se rastet në fjalë ishin turp i komunitetit ndërkombëtar, derisa EULEX-i në reagimin e tyre tha se deklaratat e tij janë një koleksion i hamendësimeve, njofton Insajderi.

E në kundërpërgjigjen e tij, Simmons ka kërkuar hetim të plotë publik, duke thënë se qytetarët e Kosovës duhet lënë për të gjykuar vetë se kush po e thotë të vërtetën.

“EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons në Twitter./Insajderi.com