Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë të enjten u prit në takim nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përcjell Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin Shkurt dhe Mars 2021 për punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe atyre të mesme.
Nga ministrja Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo u shpreh se do të mbështes ato.
“Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare te adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoj se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës dhe u pajtuam se çdo rritje apo stimulim qe do behet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë ne listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknik staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme”, thuhet në njoftimin për medie.
Ministria tutje njofton se në takimet e ardhshme ka mbetur të diskutohet për pagat e ulëta të kësaj kategorie./Insajderi.com