
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “NewCo Ferronikeli” ka kërkuar takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës dhe Menaxhmentin e kompanisë, për të gjetur një zgjidhje lidhur me rifillimin e punës, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se këtë takim e sheh si mundësi të mirë për të ndërmarrë hapa në këtë drejtim, duke shtuar se gjendja e krijuar për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje është shqetësuese.

Protesta e punëtorëve të Ferronikelit
“Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “NeëCo Ferronikeli”, sot, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kryeministrit, ngriti shqetësimin lidhur me ndërprerjen e përkohshëm të punës, për shkak të trendëve global të energjisë, dhe me këtë rast, kërkon zgjidhje.
Propozimi nga Sindikata e “Ferronikelit”, për takimin e përbashkët në mes tri palëve, Kryeministrit, Menaxhmentit të kompanisë dhe Sindikatës, e shoh si mundësi shumë të mirë, për të ndërmarrë hapa për rifillimin e punës”, shkroi ndër tjerash Lladrovci.
Ndryshe, punëtorët e “Ferronikelit” kanë protestuar javën e kaluar para ndërtesës së Qeverisë pasi që nga 8 tetori është ndaluar prodhimi në këtë ndërmarrje si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë, duke bërë kështu që ata të humbin vendin e punës.