Sindikata e Policisë së Kosovës e ka quajtur “të padrejtë” suspendimin e dy zyrtarëve policorë lidhur me rastin e arrestimit të kameramanit, Albion Selitaj.
“Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Sipas tyre, PK-ja është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe “nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen!”.
“Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre!”./Insajderi.com