
Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar se do të organizojë protesta nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen ditëve në vazhdim
Kryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli, ka deklaruar se aktualisht ata kërkojnë që të rritet pagesa e ndërrimit të natës, pagesa e orëve shtesë, sigurimi i shujtës dhe pagesa e Pakos Emergjente.
“Kërkesa jonë, që e kemi bërë dje, është që kërkojmë Pakon Emergjente të plotë, shujtën nga 1 janari dhe Kontratën Kolektive. Përndryshe, protestat janë të pashmangshme.
Ne i kemi dërguar shkresat dhe kemi pritur sot që të marrim përgjigje, si dhe do të presim edhe të hënën dhe të martën. Nëse nuk marrim përgjigje do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe së shpejti do ta caktojmë protestën, sepse kemi pakënaqësi në nivelin shumë të lartë në Polici”, ka thënë ai në Klan Kosova./Insajderi.com