Pas rastit në Skenderaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dal me një reagim lidhur me rastin. Nga Sindikata thonë se janë të shqetësua" />

Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për sulmin ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj

Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për sulmin ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj

Pas rastit në Skenderaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dal me një reagim lidhur me rastin.

Nga Sindikata thonë se janë të shqetësuar lidhur me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me që rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë” thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit thuhet më tutje në reagim.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Skenderaj, ku dy zyrtarë policor janë plagosur.

Lidhur më këtë rast, Policia ka dhënë detaje.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Shqip.com ka deklaruar se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë  hetimet lidhur me këtë incident do ti vazhdojë Policia e Kosovës (pas që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Në lidhje më këtë, Shqip.com ka kontaktuar avokatin e Lushtakut, Artan Qerkinin për të marrë një prononcim.

Qerkini për Shqip.com ka thënë se nuk rëndon ndonjë dyshim që është përdorur armë zjarri nga ana e zotit Lushtakut.

Ai ka thënë se kjo është e tëra çka mundet të thotë për momentin sepse nuk ka pasur qasje në shkresat e lëndës./Insajderi.com