Drejtues të Sindikatës së Re të KEK-ut kanë komentuar zhvillimet e fundit mbi konkursin për drejtor menaxhues të kësaj ndërmarrje.
Ata duan që politika t’i ketë duart larg nga konkursi cili është mbyllur të martën.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica ka lënë të kuptohet se është kundër kandidatit për drejtor menaxhues, Blerand Stavileci, pasi, sipas tij, ‘kullerët’ prej partive politike nuk e respektojnë Ligjin për ndërmarrjet publike.
Ai ka kërkuar kujdes në këtë çështje, që të mos veprohet si me PTK-në, sepse siç ka thënë ai, KEK-u ka rëndësi të veçantë për vendin tonë.
Ky eshte postimi i tij në Facebook:
Jam duke i parë ambiciet e disa ‘kullerave’ që prej partive politike që të vinë drejtor menaxhues të KEK-ut.
E kuptojmë që ju nuk e respektoni ligjin sepse ligji për ndërmarrjet publike neni 17 pika 2 (k) nuk lejon nga partitë politike të vijnë dhe ta drejtojnë ndërmarrjen publike ku citohet:
Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një ndërmarrje publike nëse është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politikë ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
Prandaj këta kullerat e partisë qe po pretendojnë me ardhur edhe me udhëhequr KEK-un nuk e kanë as të drejtën ligjore.
Ju lutem kujdes mos veproni si me PTK-në, sepse KEK-u ka rëndësi të veçantë dhe jetike për vendin tonë.