Sindikata e sektorit privat kërkon të ketë përfaqësues në qeveri për ndarjen e parave

Sindikata e sektorit privat kërkon të ketë përfaqësues në qeveri për ndarjen e parave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që sindikata të ketë perfaqësues të saj në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e parave.

Sipas Azemit, sindikata duhet të di specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen, në mënyrë që të munden ti informohen puntorët pasi që punëtorët janë duke bërë trysni  lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve.

“Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mirëpret propozimin e ministrit te financave për ndarjen e mjeteve për sektorin privat dhe inkurajon që sa më shpejt ta bëjë ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretron në Kosovë. Meqë këto mjete kanë të bëjnë në shumicën e rasteve për pagat e punëtorëve atëherë sindikata kërkon që ta ketë perfaqsuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve. Poashtu dhe në çdo kompani mjetet të ndahen në bashkpunim me Sindikatën pasiqë ato dedikohen për punëtorë. Ne kërkojmë nga Qeveria që të dimë specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen që të mundemi ti informojmë puntorët pasiqë punëtorët janë duke bërë trysni tek ne lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve e ne jemi të pa informuar. Me qëllim te mos keqpërdorimit të këtyre mjeteve ne duam të jemi akter të barabart në këtë proces pasiqë këto mjete kanë destinacion pagat e puntorëve në sektor privat”, ka shkruar Azemi./Insajderi.com