Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e kanë quajtur skandaloz dhe të papranueshëm lehtësimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.
Nga FSSHK-ja kanë kërkuar që ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga “veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze”.
“FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj.
Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrenjtë se një vote”, thuhet në komunikatën për medie./Insajderi.com