Sindikata e Telekomit mirëpret aktakuzën ndaj Shqyri Haxhës

Sindikata e Telekomit mirëpret aktakuzën ndaj Shqyri Haxhës

Prokuroria e Themelore e Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Shqyri Haxha.

Këtë aktakuzë të ngritur e ka mirëpritur Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës.

Në kumtesë thuhet se “FSP-PTK ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për lidhjen/shkëputjen e kontratës së dëmshme më operator ekonomik ndërkombëtar Amdocs, ku Telekomi i Kosovës ka paguar gjobë ndaj kompanisë rreth 10 milion euro. FSP-PTK përgëzon prokurorinë e shtetit për ngritjen e kësaj aktakuze ndaj ish-Krye shefit, i cili ka nënshkruar ketë kontratë dhe njëkohësisht i inkurajon për hetimet në lidhje me dhënien e urdhrit të ekzekutimit për pagesën e gjobës”.

Po ashtu theksohet se nuk do të ndalen për ta kërkuar të vërtetën e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës.

“FSP-PTK nuk do të ndalet në asnjë moment, duke kërkuar që e vërteta e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës dhe vetë keqbërësit të dalin para drejtësisë dhe t’a marrin dënimin e merituar”, thuhet në deklaratë. /Insajderi.com

Deklaratë për mediaTë nderuara, media të shkruara dhe elektronike! Fillimisht, ju falënderojmë për përkrahjen e…

Gepostet von Fsp Ptk Profili Zyrtar am Mittwoch, 21. Oktober 2020