Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e zhgënjyer pasi që zyrtarëve policorë nuk iu ndanë paga shtesë në fundvit, përcjell Insajderi.com.
Përmes një komunikate, SPK ka deklaruar se kërkesa e tyre ka qenë e arsyeshme pasi që argumentohet edhe me Ligjin për Pandeminë, Ligjin dhe Udhëzimin Administrativ mbi të drejtën e shpërblimit të një shtese për fundvit.
Tutje, Sindikata ka cekur që përkundër angazhimit të Policisë gjatë pandemisë, gjatë vitit 2021 nuk kanë marrë asnjë shtesë, madje as marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria për shujta ditore nuk është realizuar.
Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esenciale dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marrë përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi. Dëshprimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante”, thuhet ndër tjerash në komunikatë./Insajderi.com