Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) ka njoftuar se ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit dhe se nuk e njeh atë si bord, njofton Insajderi.
Në komunikatën e FSP thuhet: “FSP-PTK me datën 07 gusht 2020 (e premte) kemi pas një takim me Bordin e përkohshëm të Drejtorëve (BPD), ku janë zotuar se nuk merreni me menaxhmentin aktual sepse përzgjedhja e KE dhe ZKTH do të behet përmes konkursit publik, njëkohësisht janë zotuar se do të punojnë në strategjinë dalëse/zhvillimore nga kriza që ka kapluar Telekomin para syve të bordeve të kaluara. Gjithashtu, janë zotuar që BPD, Menaxhmenti dhe FSP-PTK të punojnë së bashku në tejkalimin e krizës. Sot, duke monitoruar nga afër takimin e BPD janë vërejtur se: BPD janë në shërbim të klaneve të caktuar në dëm të Telekomit dhe nuk janë duke i kryer detyrat që iu janë besuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.
FSP-PTK shton se, “nga ky moment i shkëput të gjitha marrëdhëniet më BPD dhe nuk i njeh si bord të Telekomit, për shkak të veprimeve të papërgjegjshme dhe në dëm të interesave të Telekomit”.
FSP-PTK kërkon nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e këtij BPD menjëherë dhe caktimin e një BPD që ka vërtet guxim dhe profesionalizëm me udhëheq Telekomin./Insajderi.com