Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu dhe jo zgjedhjet e reja. Sipas tij, përderisa Kosova është në proces të dialogut, nuk duhet të ketë zgjedhje.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se partnerët e koalicionit dhe opozita duhet ta përfundojnë procesin e shtetndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë karakter ekzekutiv dhe territorial.