VOX POPULI

Sipas një hulumtimi, 54% e qytetarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit ka publikuar një sondazh ku të dhënat tregojnë se më në Kosovë nuk ekziston një shumicë absolute që dëshiron bashkim më Shqipërinë. Sidomos nëse Kosova njihet nga Serbia si shtet.

Sipas një hulumtimi, 54% e qytetarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë

Dikur ëndërr e përhershme, por sot bashkimi kombëtar për një përqindje të madhe të qytetarëve të Kosovës  nuk shihet si e tillë.

Sipas një hulumtimit të realizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia, njofton Insajderi.

Nga të dhënat e këtij hulumtimi të prezantuar si “Zëri i Popullit” dhe “Finalja e Madhe”, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.

Kurse rreth 70 për qind e qytetarëve mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjim të kufijve janë 30 për qind.

E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të kënaqur me status-quo aktual ndërmjet dy shteteve.

Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë edhe pakicat.

Sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por është shtyrë për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia COVID-19./Insajderi.