Pacolli dhe Amerika

Sipas Pacollit, Amerika po e thotë, atë që e ka thënë ai që 10 vjet

Sipas Pacollit, Amerika po e thotë, atë që e ka thënë ai që 10 vjet

Amerikanët duan heqje të barrierave ekonomike dhe bashkëpunim më të madh mes Kosovës e Serbisë në këtë fushë. Kështu la të kuptohet edhe Richard Grenell kur e shpjegojë takimin që pritet të mbahet me 27 qershor.

Të njëjtin mendim dhe ide, kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, thotë se e ka prej vitesh, njofton Insajderi.

“Mbrëmë, i Dërguari Presidencial Amerikan, Richard Grenell theksoi zgjidhjet ekonomike si çelësin për të adresuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Që prej më shumë se 10 vitesh unë kam folur për perspektivën ekonomike që t’i jepet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes heqjes së barrierave ekonomike dhe tregtare midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo siguron prosperitet ekonomik, vende të reja të punës dhe stabilizimin e rrugëve tregtare, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin”.

“Standardi jetësor i njerëzve, lëvizja e lirë, ambienti i sigurt i jetesës janë kërkesat e qytetarëve dhe ky është pikërisht qëllimi i ndërmjetësimit të SHBA-ve. Për më tepër, se sa serioz dhe i rëndësishëm është ky proces, tregon edhe sekretari Pompeo sot në letrën e tij drejtuar Qeverisë së Kosovës”.

Pacolli momentumin aktual dhe angazhimin e SHBA-ve e ka quajtur “shans i rrallë”, të cilin “assesi nuk duhet ta shpërdoron askush”./Insajderi.com