Sipas probabilitetit të Daçiqit Thaçi do të arrestohet 99%

Sipas probabilitetit të Daçiqit Thaçi do të arrestohet 99%

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të arrestohet 99%.

Ai për “Happy TV”, deklaroi se sipas probabilitetit të tij gjasat që Thaçi të arrestohet nga Gjykata Speciale “janë të mëdha”.

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind”, u shpreh Daçiq”, tha Daçiq, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

EULEX me urdhërarrest të dhomave të specializuara ka arrestur dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Ndërsa për presidentin Thaçi ka një propozim-aktakuzë e cila ende nuk është konfirmuar. /Insajderi.com