Sipas rezultateve preliminare, këta janë 32 deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë Veriore

Sipas rezultateve preliminare, këta janë 32 deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë Veriore

Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament, njofton Insajderi

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar për qeverinë e re.

Lista e plotë e numrit të deputetëve dhe emrat për secilën parti shqiptare:

BDI, 15 deputetë: Izet Mexhiti, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Berat Ajderi, Merita Koxhaxhiku, Agim Shaqiri, Isamil Jahoski, Arbana Pasholli, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi, Mirasde Emini, Bajram Kadria.

Aleanca për Shqiptarët, 12 deputetë: Abdullah Saliu, Elmi Haziri, Syrija Rashidi, Remzi Mehmedi, Zijadin Sela, Adnan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, Artina Qazimi, Skender Rexhepi, Safije Sadiki.

BESA, katër deputetë: Afrim Gashi, Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Zeqirija Ibrahimi.

PDSh: Menduh Thaçi./Insajderi.com