Me qetësi dhe maturi do të reagojë Serbia pas vendimit të Kosovës për rritjen e taksëës. Kështu deklaroi para mediave presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Vuçiq tha se Kosova i ka katër arsye që e rriti taksën nga 10 në 100%.
“Prishtina ka katër objektiva që të realizojë, duke rritur taksën për mallra. I pari është që të bëjë presion për njohjen e pavarësisë nga Beogradi. Qëllimi i dytë është dëbimi i serbëve nga Kosova në jug dhe veri të vendit”, tha fillimisht Vuçiq.
Në mesin e dy arsyeve tjera, përmendi edhe liberalizimin e vizave.
“Gjëja e tretë është që të bëjnë presion te institucionet ndërkombëtare, dhe të bëjnë lëshime për liberalizimin e vizave, duke treguar se janë gati edhe për destabilizim. Së katërti është se ne frikësohemi nga ndonjë konflikt apo destabilizim i mudnshëm për hir të interesave të dikujt”, deklaroi Vuçiq.
Krejt në fund ai falënderoi Moghernin për reagimin ndaj Kosovës.
Tha se ditëve në vazhdim do të takohet me zyrtarë tjerë ndërkombëtar, për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve. /Insajderi.com