Opozita e përçarë

Sipas zyrtarit të PDK-së, Vetëvendosja ia hapi kufijtë Serbisë

PDK e Vetëvendosje janë në opozitë. Por, kritika më shumë i bëjnë njëra tjetrës se sa pozitës.

Sipas zyrtarit të PDK-së, Vetëvendosja ia hapi kufijtë Serbisë

Sipas Arianti Elshanit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor, gjatë kohës sa ka qeverisur Lëvizja Vetëvendosje, kufijtë e Kosovës janë hapur me Serbinë, në një mënyrë që nuk kanë qenë më parë.

Ai po i referohej kohës së pandemisë, kur u lejua personel shëndetësor serb të vepronte në Kosovë, e gjithashtu ishin lejuar disa teste për COVID-19, njofton Insajderi.

“Gjatë 100 ditë të qeverisës janë mashtrime që kanë rezultuar me lejimin e konvojeve serbe në Kosovë. Mos të harrojmë që gjatë asaj qeverisje 100 ditore ka ndodhur një akt i shëmtuar ku janë lejuar personel shëndetësor në Kosovë, janë hapur tërësisht kufijtë me Serbinë”, tha Elshani.

Komentet e Elshanit kanë ardhur, pasi i është kërkuar një prononcim për kundërshtimin që Vetëvendosje po ia bën mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në veri të territorit të Kosovës.

“Qëndrimet dhe reagimet e fundit të LVV-së lidhur me këtë temë janë një vazhdimësi e mashtrimit që kanë bërë me qytetarët”, ka shtuar ai.

Derisa për partinë e tij, tha se sa u përket zgjedhjeve serbe, ende nuk e kanë një qëndrim zyrtar./Insajderi.com