Sipërmarrësja nga Kosova që u trajnua nga Departamenti i Shtetit [video]

Sipërmarrësja nga Kosova që u trajnua nga Departamenti i Shtetit [video]

Në prill, Melita Ymeraga la pas tre fëmijët e saj dhe biznesin e saj në Kosovë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ymeraga ishte një nga 21 gratë nga e gjithë bota, që u përzgjodh të merrte pjesë në një forum për udhëheqje të biznesit nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Ky program quhet “Partneriteti Botëror për Këshillim të Grave”.

Programi tre-javor mbledh gra udhëheqëse të bizneseve nga vende të ndryshme nga e gjithë bota. Gratë pjesëmarrëse të këtij viti u përshëndetën nga kompanitë e mëdha amerikane duke përfshirë “S’well”, “Fidelity”, “Mastercard”, “IBM”, “Accenture”, Dhe “Johnson & Johnson”.

Ymeraga, e cila u konsultua për financa dhe trajnim për sipërmarrje, u përputh me drejtuesit Elaine Logue dhe Rene Kim nga kompania, Charles Schwab, me të cilën ajo u trajnua. Gjatë kohës së saj me mentorët e saj, Ymeraga zhvilloi një plan strategjik për biznesin e saj.

Ajo gjithashtu mësoi se si të zhvillonte marrëdhënien e kompanisë së saj me klientët e rinj të korporatave.

“Mendoj se ky ishte vetëm fillimi dhe sigurisht që do të bëjmë gjëra të bukura së bashku në Kosovë”, thotë ajo.

Në intervistë për revistën Fortune.com, Ymeraga u shpreh e emocionuar me mundësinë që i është dhënë për të zhvilluar këtë trajnim në Amerikë.

Madje, gjatë intervistës ajo qan nga emocionet. /Insajderi.com