Sistemi arsimor sot zhvillon grevë një orëshe

Sistemi arsimor sot zhvillon grevë një orëshe

Sot duke filluar që nga orët e para të mëngjesit ora e parë në sistemin arsimor pritet të jetë grevë.

Kështu është bërë e ditur edhe nga Rrahman Jashari- kryetar i SBASHK-ut për Shqip.com.

Jashari ka thonë se ata i kanë tre kërkesa për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Deri në miratimin të ligjit të pagave të vazhdojë mbështetja në pagë në shumën prej 100 eurove, Kyqja e drejtpërdrejtë në procesin e ligjit të pagave, pra të sindikatat të marrin  pjesë në diskutime, Të ketë ndryshime në ligjin për skema pensionale.- këto janë kërkesat e grevistëve.

Po ashtu Jashari ka thënë se javën e ardhshme pritet që të takohen me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Ndërsa sa i përket takimeve me Kurtin, Jashari thotë se përveç një takimi me Kurtin tash e sa kohë nuk kanë fare komunikim me Kurtin.

Jashari ka paralajmëruar edhe protesta me 20 maj./Insajderi.com