Sistemi i Serbisë po pëlcet në të gjitha anët

Profesoresha në Fakultetin Filozofik të Universitet të Beogradit Marija Bogdanoviq shkruan se sistemi në Beograd po pëlcet në të gjitha anët dhe se, edhe pse është shumë i fortë, i vrazhdë dhe i ashpër, po minohet me protesta.

Sistemi i Serbisë po pëlcet në të gjitha anët

“Ne jemi një sistem shumë i mbyllur ku askund nuk ka vrimë për të marrë frymë. Dhe pikërisht për këtë ka filluar të zihet përmenda, dhe kjo duhet të pëlcet dikur. Dhe tani ka pëlcitur. Gjithë ajo çfarë është mbledhur te ne me vite, tani përsëri po ekspozohet dhe po shprehet” shkruan Bogdanoviq, e cila është njëra nga nënshkrueset e shpalljes së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të Fakultetit Filozofik me të cilën shprehet përkrahje protestave të cilat po mbahen tashmë nëntë javë në gjithë Serbinë.

“Kemi pasur edhe para 50 vjetëve protestat e qershorit të vitit 1968, pastaj kemi pasur në vitin 1996, dhe tani këto protesta, çdo 25 vjet ne pandërprerë po përpiqemi të ndryshojmë funksionimin e sistemit tonë, por nuk ka sukses”, ka theksuar Bogdanoviq.

Sistemi është duke pëlcitur në të gjitha anët dhe se duhet animuar palët të cilat janë në dispozicion, të gjitha opsionet politike, partitë, qytetarinë, prindërit, gjyshet, gjyshërit, rininë, dhe ka shtuar se të rinjtë tani duhet t’i bashkëngjiten protestave dhe që vet t’i vendosin themelet e ardhmërisë së tyre.

Ne si qytetarë dhe njerëz të lirë duhet të jemi këmbëngulës në këto protesta dhe të kërkojmë atë për çfarë kemi nevojë. Liri të medieve, liri të shprehurit, drejtësi, institucionet ku do të vendosen ekspertët, njerëz të ndershëm, ku do të vendoset kontrolli i kryerjes së të gjitha funksioneve të mundshme. Këtë lloj të sistemit duam të themelojmë.

Tani është shumë me rëndësi që të gjithë përfaqësuesit e opozitës ta gjejnë një emërues të përbashkët rreth të cilit do të pajtohen, ta paraqesin këtë para qytetarëve, e më pas të nisen për protesta dhe në luftë për realizimin e këtyre parimeve, për bindjen e njerëzve për këto parime.

Sipas bindjes sime, vazhdon Bogdanoviq, çdo kryengritje e qytetarëve, e qytetarët janë qenie politike, çdo dalje e qytetarëve në protesta, a është kjo për shkak të urisë, varfërisë, padrejtësisë, krimit, tashmë është akt politik.

Pa marrë parasysh cila është pasoja, e pasojat janë gjithmonë të shumta, kurrë nuk është një. E keni një shkak, mirëpo pasojat gërshetohen në mënyrë të ndërsjellët dhe forcohen e pastaj vjen deri te kryengritjet e tilla.

Sa i përket asaj se përkrahja për protesta nga Fakulteti Filozofik së pari erdh nga profesorët, ajo ka thënë se studentët janë apatikë dhe se qysh në shkollën e mesme përgatiten për shkuarje jashtë vendit.

Konsideroj se studentët tani duhet t’i bashkëngjiten prindërve të tyre. Madje edhe nëse shkojnë jashtë vendit, duhet t’iu sigurojnë prindërve të tyre një pleqëri dinjitoze, përfundon profesoresha Marija Bodganoviq./Insajderi.com.