Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Covid.

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është stabile

Kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

“Për momentin nuk planifikojmë restrikcione apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.

Ndërkaq, gjatë 24 orët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm tre persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, që të tre vijnë nga Shkupi.

Nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend njoftojnë edhe për 15 pacientë të shëruar, ndërsa dy pacientë njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kumanova e kanë humbur betejën me Covid-19. /Insajderi.com