Situata me Coronavirus në Kosovë

Gjendja po rëndohet pasi 41 persona kanë vdekur në tri ditët e fundit rezultat i Coronavirusit.

Situata me Coronavirus në Kosovë

Përballja me Coronavirusin po vazhdon, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars deri më tash janë regjistruar 8.554 raste pozitiv me COVID-19.

Nga këto raste pozitive 236 të infektuar kanë humbur jetën, vetëm në tri ditët e fundit 41 qytetarë kanë vdekur, duke shënuar rekord të Zi të vdekjeve brenda një kohe të shkurtër.

4.736 raste aktive janë momentalisht, shumica prej tyre nuk janë të hospitalizuar – por të vet izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

3.588 pacientë kanë gjetur shërimin nga Coronavirusi i cili tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në vend. /Insajderi.com/