Situata me COVID-19 në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit

Situata me COVID-19 në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit

Krahasuar me muajt e kaluar, situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë duket të jetë stabile. Kjo pasi që numri i rasteve pozitive ka shënuar rënie, ndërsa tash e disa ditë radhazi numri i të shëruarve brenda 24 orëve është më i lartë se i të infektuarve, njofton Insajderi.

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova qëndron më mirë sa i përket rasteve pozitive të infeksionit.

Bazuar në rastet e konfirmuara në 100.000 banorë për periudhën 29 dhjetor 2020-10 janar 2021, del që Kosova, Bullgaria dhe Greqia kanë numrin më të ulët të të infektuarve.

Këto shifra burimin e kanë në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve)./Insajderi.com

Posted by Faik Hoti on Thursday, January 14, 2021