
Edhe pse numri i të prekurve me Coronavirus, në dy javët e fundit ka rënë dukshëm në Kosovë, megjithatë numri i të vdekurve bë baza ditore vazhdon të jetë shqetësues, njofton Insjaderi.
Më 28 gusht u regjistrua vetëm 1 rast i vdekjes nga Coronavirusi në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 499.
Por ky numër për 10 ditë u rrit për 64 dhe shkoi në 563.
IKSHPK dje njoftoi për bilancin e viktimave, ku numri i përgjithshëm është 563. Ndërkaq u regjistruan 92 raste të reja dhe u shëruan 115 pacientë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3 mijë e 10./Insajderi.com