Situata me pandeminë: 40 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë

Situata me pandeminë: 40 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke trajtuar 573 pacientë, prej tyre 441 kanë rezultuar me Coronavirus.

Me oksigjenoterapi janë 372 raste dhe 40 të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19. Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sistemi i shëndetësisë po përballet me probleme të mëdha pasi kërkesa po hospitalizim është rritur muajve të fundit. /Insajderi.com/