Situata me pandeminë: BE heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

Situata me pandeminë: BE heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi që Kosovën ta largojë nga vendet e sigurta për sa i përket pandemisë COVID-19.

Kështu tash qytetarët e Kosovës  do t’i nënshtrohet kufizimeve anti-COVID në momentin që duan të udhëtojnë në njërin nga shtetet e BE-së.

Bazuar në njoftimin e BE-së udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese.

Po ashtu masa nuk paragjykon vendimet e shteteve anëtare që të heqin kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar nga këto shtete.

Kosova ka shënuar rritje të madhe infeksionesh e vdekje si pasojë e COVID-19.

Në muajin qershor Kosova ishte vend i sigurt për sa i përket pandemisë, por tash gjithçka ka ndryshuar.

20 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të hënën.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë testuar shtatë mijë e 384 mostra, prej tyre 932 kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 mijë e 661.

Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525. /Insajderi.com