Situata me pandeminë: Kryeministri Hoti thërret konferencë për media

Situata me pandeminë: Kryeministri Hoti thërret konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të diskutohet lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend, njofton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, konferenca do të nis në orën 17:00.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Nuk dihet nëse gjatë kësaj konference do të njoftohet për masa të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës me pandeminë, pasi kanë kaluar dy javë që nga hyrja në fuqi e masave aktuale kundër përhapjes së Coronavirusit./Insajderi.com