Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit dhe numri i personave të heluar është duke pësuar rënie, shkruan Insajderi.
Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi.
Berisha ka theksuar edhe se personat që po kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.
“Mirëpo kjo është normal dhe ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme pjesa dërmuese e pacientëve të ndalet. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”, tha Berisha.
Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.
“Pacientët që kanë marrë ndihmë sot është 67, mund të ketë edhe ndonjë numër që është trajtuar në Mjekësi Familjare dhe Pediatri por është e pritshme dhe ne po presim që në këtë formë të bie edhe numri i pacientëve”, tregoi ai për ‘KP’.
Dyshimet e para çojnë se i gjithë helmimi ndodhi nga uji i pijes i cili vinte nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, për çka tashmë Komuna e Deçanit ka marrë vendim që “Hidrodrini” nuk do ta këtë nën menaxhim komunën me të cilën ai udhëheqë. Mirëpo nga “Hidrodrini” kanë insistuar se nuk ka tregues që uji i pijshëm është shkaktari i helmimit të qytetarëve.
Megjithëkëtë, Berisha ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën.
Më 11 korrik në Deçan u raportuan rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1500 persona të helmuar.
Një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar lidhet me procesin e hetimeve për rastin e helmimit në Deçan.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Po është ndaluar një person zyrtar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për situatën në Deçan”, ka thënë ai.
Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente pasi fundjavën që shkoi qindra qytetarë i janë drejtuar institucioneve shëndetësore me simptoma të helmimit.
Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijes. Në analizat e bërë ka rezultuar se në ujin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ka baktere.
Megjithatë, ende nuk është gjetur shkaku që çoi në krijimin e një situate emergjente./Insajderi.com