Sizmologu grek trishton shqiptarët – njoftimi për tërmet del të jetë i rrejshëm

Sizmologu grek trishton shqiptarët – njoftimi për tërmet del të jetë i rrejshëm

Një lajm, i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka shkaktuar panik te qytetarët në Shqipëri.

Sipas këtij lajmi, në orën 23:30 pritet një tërmet i fortë prej 6 ballësh.

Menjëherë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes dhe kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

“Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rremë mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor”, thotë Ministria e Mbrojtjes sipas së cilës gjithçka që tentohet të bëhet për të përhapur panik mes qytetarëve është kriminale.

“Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm, do të mbajnë përgjegjësi penale”, paralajmëron Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.