“S’jemi të interesuar për luftë – por mos e harroni ferrin e Koshares”

“S’jemi të interesuar për luftë – por mos e harroni ferrin e Koshares”

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mund të ketë një konflikt nëse përpjekjet për paqe me Kosovën dështojnë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Quni ka thënë se “nuk jemi të interesuar për luftë, por nëse lufta është e pashmangshme, ne do të fitojmë si çdoherë”.

Ai tutje ka thënë që nuk duhet harruar as “ferri i Koshares”.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka thënë ai.

Vuçiq gjatë ditës së sotme deklaroi se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut. /Insajderi.com