S’ka bukë t’u japë, babai i 4 fëmijëve: Më thanë gjithë ky djalë ti kërkon ndihmë, turp s’ke

S’ka bukë t’u japë, babai i 4 fëmijëve: Më thanë gjithë ky djalë ti kërkon ndihmë, turp s’ke

Gjendja në vend paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.

Familja e Dine Hasës është jeton në mjerim. Historia e Dine Hasës është edhe më e trishtë se kaq, pasi ai jo vetëm që duhet të sigurojë ushqim për 5 anëtarët e familjes së tij, por edhe duhet të gjejë dhe paratë për të paguar qiranë.

Shtëpia që kishte në fshatin Luzni iu shemb dhe tani duhet të jetojë me qira në Sukth. Ai ka tre muaj që nuk e ka paguar qiranë dhe ka katër fëmijë për të ushqyer. Bashkë me familjen e tij atë rrezikojnë ta nxjerrin në rrugë.

Ai ka thënë

Kam marrë para borxh, sepse prej 3 ditësh ndodhemi pa asnjë ushqim në shtëpi. Qiranë e shtëpisë kam tre muaj që nuk e paguaj dot dhe mund të më nxjerrin nga shtëpia. Kam 4 fëmijë dhe bashkëshorten. Fëmija më i madh është vajza 9 vjeçe ndërsa më i vogli është fjali 6 muajsh. I jam drejtuar Z. Rrapo Osmani, kryetarit të njësisë në Sukth dhe më tha: Gjithë ky djalë kërkon ndihmë, turp nuk të vjen?”
Halli i tij më i madh është se ku do të gjejë të ardhura që të blejë ushqim për fëmijët e tij.

Kujtojmë këtu që kryeministri Edi Rama u shpreh se faturat e dritave do të paguhen një më një. Ata që nuk paguajnë do u priten dritat. Kjo do të bëhet sipas asaj që tha Rama sepse OSHEE-ja do shkonte në gropë.