“S’ka favorit për kryetar të LDK-së”

“S’ka favorit për kryetar të LDK-së”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë të këtij subjekti se “nuk ka favorit” për kryetar të partisë.

“S’ka favorit”, tha shkurt Mustafa para gazetarëve.

Ndërsa, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, deklaroi se 14 marsi mund të jetë data kur  LDK do ta zgjedhë kryetarin e partisë më të vjetër në Kosovë.

Në këtë garë ende nuk ka asnjë emër zyrtar që synon pozitën më të lartë në këtë parti.

Mbledhja e kuvendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, erdhi pasi Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqje shkak i rezultatit zgjedhor ku LDK mori 13.08%. /Insajderi.com