Valon Prestreshi, kryetar i bordi të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), ka thënë se deri më tash nuk kanë kryer ndonjë hulumtim lidhur me dyshimet për monopol.
Ai thotë se kanë bërë monitorimin e procedurave të 2 rasteve rreth çmimit të mjedrës si dhe çmimi i kafeneve në Ferizaj me dyshime të marrëveshjeve të ndaluara dhe praktikave të bashkërenduara, të cilat ndalohen me nenin 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shkruan Zëri.
Por, sipas tij, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun relevant, kanë konstatuar se nuk ka argumente për “Fillimin e Procedurës Hetimore” në kuptim të dispozitave të ligjit.
Ai thotë se gjatë javës pritet të takohet bordi i cili do t’i shqyrtojë disa lëndë, të cilat nuk i ka bërë publike.