S’ka interesim për Arkivin e Prishtinës

S’ka interesim për Arkivin e Prishtinës

Një vit pa i bërë gjysmë shekulli së funksionuari, Arkivi Komunal i Prishtinës ka hapur për publikun zyret e veta.

Por përkundër kësaj hapje të këtij arkivi, në ditën e parë nuk është vërejtur interesim shumë i madh i qytetarëve.

Pak më të interesuar ishin nxënësit  e shkollave fillore të Prishtinës që kishin ardhur në mënyrë të organizuar  ta vizitonin objektin ku arkivohen dokumentet më të rëndësishme të të gjitha institucioneve komunale.

Drejtori i këtij institucioni, Abaz Makolli, tha se ky institucion punon më përkushtim dhe intensitet të lartë.

“Ne jemi në gjendje që çdo kërkesë të qytetarëve ta plotësojmë brenda 5 minutave”, tha udhëheqësi i Arkivit.

Ai po ashtu tha se Arkivi Komunal ka një rëndësi te madhe për vet Komunën e Prishtinës, pasi nga aty kalojnë dokumentacione te rëndësishme të ndërmarrjeve publike apo private te qytetit.

Ndër të tjera Makolli u shpreh i bindur se Arkivi Komunal i Prishtinës, është nga më te mirët në rajon.
“Arkivi Komunal i Prishtinës për nga puna dhe infrastruktura është më i miri jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha Makolli.

Arkivi Komunal i Prishtinës është themeluar me 21 janar 1969, dhe që prej asaj kohe vepron me sukses në shërbim të qytetarëve. Arkivi do të qëndrojë i hapur për qytetarët, sot gjatë ditës deri ne ora 16:00.