S’ka korum për projekt-buxhetin e vitit 2021

S’ka korum për projekt-buxhetin e vitit 2021

Nuk ka pasur korum të mjaftueshëm në Komisionin për Buxhet dhe Transfere që të kalohet në parim projekt-buxheti për vitin 2021.

Për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm ka dallime në mes grupeve parlamentare.

Por, nuk është votuar as pika e gjashtë e rendit të ditës ajo e shqyrtimit të Raportit vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019.

Por, gjatë këtij tubimi të Komisionit u miratua miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021. /Insajderi.com