S’ka korum për projekt-ligjin e vlerave të luftës

S’ka korum për projekt-ligjin e vlerave të luftës

Nuk ka pasur korum për të hedhur në votim projekt-ligjin për vlerat e Luftës.

Vetëm 31 deputetë ishin të pranishëm në sallë, njofton Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë pajtuar me disa pika të këtij projekt-ligji.

Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar që më ligj të mbrohet lufta e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kishin kundërshtuar këtë nismë, duke e lidhur me cenimin e lirisë së shprehjes. /Insajderi.com