S’ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë, pritët të mblidhen përsëri

S’ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë, pritët të mblidhen përsëri

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka kuorum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

RTK raporton se kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sërish në orën 21:00.

Anëtarët e Kryesisë dhe Shefat e Grupeve Parlamentare nga LDK dhe Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja.

LDK është deklaruar se është kundër një vendimi të tillë. Ndërkaq PDK dhe VV shprehën pro zhbërjes së Gjykatës Speciale.