Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.
Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”.
Lidhur me këtë projektligj, ka pasur edhe mospajtime mes pozitës dhe opozitës, ku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shprehur hapur mospajtime dhe kritika./Insajderi.com