S’ka kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

S’ka kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka anuluan mbledhjen që ishte paraparë të mbahet të premten, duke filluar nga ora 14:00, njofton Insajderi.

Anulimi i kësaj mbledhje ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Insajderi.com