S’ka liberalizim vizash

S’ka liberalizim vizash

As këtë vit s’ka liberalizim të vizave për kosovarët.

Kështu ka deklaruar për KP raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Ajo theksoi se Gjermania është përpjekur në këtë drejtim pasi këtij shteti i takonte kryesia e presidencës së Bashkimit Evropian për gjashtë muaj.

Por, rezultat nuk ka. S’paku deri në vitin tjetër, njofton Insajderi.

“Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta. Padyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha euro-deputetja. /Insajderi.com