S’ka më pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare

S’ka më pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare

Pritjet e gjata morën fund.

Fluksi i udhëtarëve që hyjnë e dalin nga Kosova përmes pikave kufitare ka rënë ndjeshëm.

Pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, ajo në Merdarë është me e ngarkuara nga të gjitha pikëkalimet tjera.

Por, për dallim nga ditët e tjera, aty mëngjesin e së premtes pritjet në dalje janë deri në 15 minuta, kurse për hyrje vetëm pesë.

Ndërsa, për të gjitha pikëkalimet tjera pritjet janë më së shumti deri në pesë minuta – qoftë në hyrje, qoftë në dalje./Insajderi.com