Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për Dialogun, tha pas takimit me homologun e tij serb, Petar Petkoviq, se nuk kishte asnjë “përparim në dialog”.
Pretendimet financiare dhe Kadastri ishin temë diskutimi në tryezën e Bashkimit Evropian. Por, zero rezultat.
Për këtë Hyseni tha nuk ekzistonte serioziteti tek pala serbe, tashmë me drejtorin të ri për të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.
“Sot përkundër përpjekjeve shumë serioze të delegacionit të Kosovës për të vazhduar trajtimin e temave të kadastrit e pensioneve në kuadrin e temës së pretendimeve financiare dhe të pronës, nuk është arritur ndonjë përparim, ende qëndrimet janë larg njëra-tjetrës, nuk ka përafrim. Edhe sot kemi mbetur në pozicionet e njëjta që kishim më 29 nëntor, palët dhe ndërmjetësuesi janë dakorduar që rreth këtyre elementeve specifikë të vazhdojnë bisedimet pas Vitit të Ri”, tha Hyseni.
Koordinatori Shtetëror për Dialogun, mohoi të ketë biseduar me Petkoviqin tash e me Marko Gjuriqin në të kaluarën për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Insajderi.com