
Gërmimet e ndërprera para dy vjetësh, e që kanë vazhduar sot në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës për trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk kanë zbardhur mbetjet mortore të viktimës që është kërkuar.
Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara, shef i Zyrës së Komisionit për Persona të Pagjetur.
Sipas tij, supozohet se në këtë lokacion gjenden një numër i viktimave të luftës, ndërsa sot është hasur në disa mbetje mortore që janë jashtë interesit të forenzikës, shkruan Kosova Press.
Gara i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për një presion më të madh ndaj institucioneve të Serbisë, pasi siç u shpreh ai, Serbia duhet të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim.
insajderi.com