Në mungesë të korumit nuk është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për sot.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, e shpalli të mbyllur këtë seancë pasi nuk kishte deputetë mjaftueshëm në sallë.
Në këtë rast mbetet pa kaluar në lexim të dytë Projekt ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.
Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar aktivitetin në Kuvend si simbolikë për shkuarjen në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet t’i nënshtrohet edhe një votimi. Ai edhe ashtu kishte vështirësi që të kalojë në lexim të parë dhe u deshtën disa seancë me radhë që të miratohet projektligji për të vazhduar tash procedura tjetër. /Insajderi.com