S’ka viktima as sot nga COVID’19 – 46 raste të reja dhe 62 të shëruar

Ashtu sikur dje, edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje si pasojë e COVID-19. Prejse ka filluar pandemia e deri më tani janë gjithsejtë 625 raste të vdekjeve. Ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 1441.

S’ka viktima as sot nga COVID’19 – 46 raste të reja dhe 62 të shëruar

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë vetëm 46 raste të reja të infektimit, ndërsa numri i të shëruarve është 62.

Numri 46 ka dalur nga 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prejse ka filluar pandemia e deri më sot Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

46 rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti./Insajderi.com