
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, si duket është duke e mbajtur premtimin e dhënë më 14 janar të këtij viti ku kishte deklaruar se nuk do ta heq mjekrrën dhe flokët deri në liberalizimin e vizave
Labinot Tahiri ka dorëzuar kohë më parë edhe pasaportat e tij duke u solidarizuar me qytetarët e Kosovës të cilët janë të vetmit në Evropë që nuk gëzojnë liberalizimin e vizave.
“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi mbi foton e tij më 14 janar të këtij viti.
E kur ka kaluar një muaj nga premtimi i tij, Labi është shfaqur në Instagram ku shihet se ai po mban fjalët që kishte dhënë.