S’kalon propozimin për tërheqje nga Trusti në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

S’kalon propozimin për tërheqje nga Trusti në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti nuk kalon në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Pesë deputetët e partive opozitare kanë votuar për, ndërsa pesë deputetët e VV-së kanë votuar kundër.

Ndërsa sa i përket Grupi Multietnik, Duda Balje ka abstenuar.

Komisioni për Buxhet ka 11 anëtarë, pesë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, dy deputetë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe një nga Lista Serbe dhe një nga Grupi Multietnik.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përkrahur projektligjin për Trustin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në Komsionin për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur kundër kësaj./Insajderi.com