S’ka marrëveshje?

Richard Grenell i cili është i dërguar special amerikan për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka refuzuar të ketë marrëveshje të shpejt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

S’ka marrëveshje?

Emisari amerikan i presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një paraqitje intervistë për Express ka thënë se me 27 Qershor diskutohet për ekonomi dhe nuk pretendohet marrëveshje politike finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se njerëzit në Kosovë dhe Serbi kanë nevojë për më shumë vende pune, biznese që rriten dhe përparim ekonomik para se europianët të marrin hapin për t’u arritur një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente të Grenellit u dhan në kohën kur po pretendohet se para muajit nëntor do të ketë një marrëveshje “të shpejtë”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e di sa herë duhet ta them, edhe pse kam qenë jashtëzakonisht i qartë, që ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bindur që konflikti 20-vjeçar në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik”, ka thënë ai.

Grenell ka mohuar gjitha këto për të sqaruar se çështjet ekonomike do të jënë tema e diskutimit në mes dy vendeve. /Insajderi/